Connect with us

Si u la në baltë Florenci, shenja se mund t’ja dilte… dhe lamtumira nga Franca! (VIDEO)

Lajme

Si u la në baltë Florenci, shenja se mund t’ja dilte… dhe lamtumira nga Franca! (VIDEO)

Rasti i Florenc Beqirajt preku çdo zemër shqiptari dhe solli reagimin e tyre, për vet shpresën se 23-vjeçari shkodran mund të shpëtonte. Por sot, i riu që i kishte kthyer sytë e të ardhmes së tij drejt Francës, nuk jeton më.

Pas një jave në koma ai ndërroi jetë në një spital në Marsejë, aty ku policët e kishin ndaluar për probleme me dokumentacionin. Florencit pas rreth 2 vitesh qëndrimi në Francë i ishte refuzuar kërkesa për azil ekonomik, ashtu sikundër shumë shqiptarë zgjedhin. Ai kishte vendosur të mos këmbëngulte më dhe për festat e fundvitit të kthehej pranë familjes së tij, që së fundi ishte shpërngulur nga Shkodra për në Mal të Zi, aty ku kishin siguruar një anesë nga të afërm të tyre, pa pagesë. 23-vjeçari rreth dy javë më parë u gjet thuajse i pajetë në qelinë e paraburgimit ku e kishin shoqëruar policët, dhe nga spitali ku u dërgua u tha se kishte kaluar në vdekje klinike.

Nga autoritetet franceze thuhet se Florenci ka tentuar vetëvrasjen pasi rreth qafës së tij është një shenjë teli. Por familja thotë se i biri është torturuar në qeli pasi ai kishte edhe shenja të dukshme në duar. Për zbardhjen e të vërtetës, autoritetet franceze kanë nisur një hetim ndërsa pritet të dalin edhe rezultatet e autopsisë.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte reagimi i shtetit shqiptar. Atëherë kur familjes Beqiraj i duhej ndihmë në një shtet të huaj, pa ditur gjuhën, dhe pa ditur asgjë rreth fatit të djalit të tyre, shteti i kthehu shpinën. Djalit ju hoq oksigjeni, aparatura që e mbante gjallë, dhe familja thotë se spitali e ka bërë këtë pa aprovimin e tyre duke hedhur akuza se i kanë kërkuar lekë (që ata nuk i kishin) për ta mbajtur në spital, gjallë.

Shokët e tij kanë sjellë video nga spitali, në momentin që Florenci ishte në koma, ku thonë se ai ka shenja jete, sic është një moment që i del gjak nga hunda dhe i lotojnë sytë. Për ta, 23-vjeçari ishte duke u përmirësuar nga dita në ditë.

Por ambasada shqiptare në Francë dhe ministria e Jashtme, reaguan pasi Florencit ju hoqën aparaturat dhe ai ndërroi jetë. Fokusi i tyre u përqendrua në sjelljen e trupit sa më shpejt në Shqipëri dhe në interesimin e tyre mbi të vërtetën e ndarje nga jeta të të riut. Por kur një popull i tërë luftoi për Florencin, veçanërisht nga rrjetet sociale, por edhe media duke ndjekur vazhdimisht fatin e Florencit, shteti priti vdekjen e tij për të bërë vetëm një reagim! Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ishte i pari që reagoi duke shprehur mbështetje për familjen, ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha nuk ngurroi të bëjë fajtor për këtë ngjarje të rëndë, vetë kryeministrin Edi Rama që me politikat e tij po i shtyn të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre jashtë atdheut.

Ndërkohë, trupi i Florencit është nxjerrë nga morgu në Marsejë dhe të enjten do të mbërrijë në Shqipëri. I mbuluar me një flamur të Shqipërisë, pranë Florencit të pajetë ka qenë babai i tij, të afërm, por edhe shumë shqiptarë të prekur nga kjo tragjedi.

Fatkeqësisht, nuk ishte kjo ‘lamtumira’ që Florenci donte t’i jepte Francës

Ai priste të largohej me çantën në krah dhe me dëshirën për të përqafuar familjen e tij për Krishtlindje…

/Gazeta Express

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top