Shëndetësi
Stop sirupit! Ja adezivi që u largon kollën fëmijëve për 1 natë
Kolla mund të jenë të bezdisshme, si për të rriturit dhe fëmijët. Mjekët thonë se ka disa arsye pse një kollë nuk mund të përmirësohet. Madje, ata vetë mbeten të zhgënjyer, ashtu si edhe vetë pacientët.
Stresi mund të ndikojë në zgjatjen e kësaj situate, ose fakti që nuk pini ujë ose lëngje mjaftueshëm, që në fakt do t’ju ndihmonin që të përmirësoheshit. Një kollë është shumë irrituese, mund t’ju lërë zgjuar gjithë natën dhe nuk ju lë të flini rehat.
Shpesh njerëzit kërkojnë në farmaci shurupe apo ilaçe për të qetësuar kollën. Ky shurup mund të shkaktojë përgjumje, dhimbje koke dhe rritje të rrahjeve të zemrës.
Mjalti është një ilaç shumë i mirë për dhimbjet e fytit, por sipas një studimi të vitit 2007, ai mund të lehtësojë edhe kollën. Ja se si ju mund të krijoni ilaçin tuaj në shtëpi, duke përdorur vetëm disa përbërës.
Përbërësit:
Adeziv ngjitës mjekësor
Pecetë
1 lugë gjelle mjaltë organik
1 lugë gjelle miell
Disa pika vaj kokosi
Përgatitja:
Së pari, vendoseni miellin dhe mjaltin në një tas. Përziejini mirë dhe
kontrolloni masën për trashësinë e saj. Nëse nuk është shumë e trashë,
shtoni disa pika vaj kokosi në të dhe pastaj pak miell.
Hidheni në një pecetë të pastër dhe ngjiteni me adeziv mjekësor në
gjoks. Vishni pizhamat dhe flini. Kujdes, sepse kjo përzierje mund t’u
bëjë të djersiteni shumë.