Lajme
Super-lajm për stadiumin e Prishtinës (FOTO)
Lajm për stadiumin e Prishtinës. Drejtori Hysen Durmishi, bashkë me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit dhe Ministrisë, takuan përfaqësuesin e UEFA-s, Trygve Borno, me ç’rast u diskutua për progresin e punimeve në stadiumin e Prishtinës, njoftohet në faqen e Komunës së Prishtinës.
Aty u theksuan edhe arritjet e dukshme në plotësimin e kërkesave të UEFA-s.
Stadiumi planifikohet të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në shtator të këtij viti.