Shëndetësi
I thanë se ka një lloj buburreci në kraharor, por doli krejt tjetër gjë (Foto)
Një qytetar u shtrua urgjent në spital për shkak të një dhimbje të fortë në kraharor.
Pasi i bënë një grafi të shpejtë në spitalin “Rusape General Hospital” në Zimbabve u pa që pacienti kishte një kacabu (buburrec) në kraharor dhe që kur lëvizte jepte dhimbje të padurushme.
Mjekët e këshilluan pacientin të shkojë jashtë vendin, në Indi, për një ndërhyrje kirurgjikale më profesionale. Pacientit iu desh të shesë shtëpinë e gjithçka që kishte, gjeti dhe mbështetjen financiare të afërmve dhe u nis menjëherë për në Indi.
Pasi mbërriti në Indi, mjekët i bënë një grafi tjetër dhe i thanë se nuk
kishte asnjë shenjë buburreci në kraharor. Sipas tyre, buburreci kishte
hyrë në pajisjet e grafisë dhe jo në kraharorin e tij.