Connect with us

Thonë që është INFARKT, kur mpihet DORA E MAJTË, por mund të jetë edhe MË KEQ!

Shëndetësi

Thonë që është INFARKT, kur mpihet DORA E MAJTË, por mund të jetë edhe MË KEQ!

Me siguri nga dikush keni dëgjuar që kur mpihet dora e majtë është tregues i sigurt që do të pasojë infarkti, mirëpo, a është kjo krejtësisht e saktë?

Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por edhe e sulmit në tru, posaçërisht nëse mpihet gishti i unazës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në këtë rast mpirja përhapet përgjatë nënllërës, supeve dhe koshit të kraharorit – thonë ekspertët e Ndihmës së shpejtë.

Pra, pos pjesëve të tjera të trupit, dhe vetë mpirja e gishtave të duarve mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë. Megjithatë, nuk duhet injoruar mundësinë e më së keqes.

– Duhet gjithmonë të fillohet nga ajo më e keqja dhe të përjashtohen njëra pas tjetrës. Më mirë është të shkohet te mjeku dhe ai të konstatojë që nuk është infarkt, sesa të supozoni që është diçka tjetër e të mos shkoni te mjeku.

Heart_Attack

Gjëra të tjera që mund të shkaktojnë mpirjen e dorës janë problemet reumatoide, përkatësisht kolapsi i unazave të qafës dhe presioni në nerva.

Në atë rast duhet të shkohet te reumatologu, por janë të mundshme që po ato simptoma të shkaktojnë pengesa edhe psikike, andaj duhet shkuar edhe tek psikiatri.

Mpirja e dorës mund të ndodhë edhe për shkak të bartjes së peshave të rënda në atë dorë, pastaj për shkak të pozitës së papërshtatshme të trupit dhe ndërprerjes së qarkullimit të gjakut.

Nëse ju ndodh që t’ju mpihet dora e majtë, me siguri nuk është ndonjë gjë e tmerrshme, mirëpo megjithatë shkoni te mjeku, aq më parë nëse simptoma të tilla shfaqen edhe në koshin e kraharorit, supe dhe nënllërë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top