Shëndetësi
Thuamë kur ke lindur, të të them nga ç’sëmundje vuan
“Më thuaj në ç’muaj ke lindur, të të them nga cila sëmundje vuan: mund të jetë ky nëntitulli i një studimi të kryer nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork, që kanë identifikuar rastësi të çuditshme mes muajit të lindjes dhe prirjes për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.
Nga rezultatet e analizave mbi 1.7 milionë njerëz, lajmet më ngushëlluese vijnë për të lindurit në maj: ata kanë prirjen më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet. Ndërsa më të pafatët janë ata që kanë lindur në tetor, pasi kanë shëndetin më të dobët nga të gjithë të tjerët në kalendar, me një prirje të sëmundjeve mendore si sindromi i mungesës së përqendrimit dhe hiperaktivitetit.
Për të lindurit në mars rreziqet shfaqen të lidhura më shumë me sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa kush e ka ditëlindjen në dhjetor më shpesh preket nga problemet e frymëmarrjes.
Studimi i publikuar në “Journal dell’American Medical Informatics Association” ka përllogaritur rastësinë e lindjes së 1.7 milionë njerëzve në 28 vjet me praninë e gati 1700 lloje sëmundjesh./ Përgatiti: Arlinda Gjypi
Me shume lajme rreth shendetit mund te vazhdoni me poshte.