Shëndetësi
Tri këshilla se si t’ju zgjasë rruajtja e këmbëve më shumë dhe si ta mbani lëkurën të pastër
Rruajtja e këmbëve mund të jetë një detyrë paksa e mërzitshme – por nëse e bëni siç duhet, ju nuk do të keni nevojë ta kapni briskun e rrojës aq shpesh sa bëni tani.
Vera është këtu, gjë e cila për shumicën nënkupton se këmbët janë jashtë! Të gjitha femrat duan të kenë këmbë të pastra dhe të bukura kur dëshirojnë të veshin fustane dhe mini-funde, por kjo gjë arrihet vetëm me rrojën e përsosur, e cila gjithashtu ndikon që të rruheni më rrallë.
Për një rrojë më të mirë dhe më të pastër, ndiqni këto këshilla:
Bëni dush para rroje
Qimet e hidratuara prihen më lehtë, ndërsa një dush i nxehtë ndihmon në heqjen e vajrave nga lëkura për një prerje sa më të pastër.
Sipas Cosmopolitan, zhytja e këmbëve në ujë për dy deri në tre minuta është sasia optimale e cila kërkohet për një rrojë të përsosur – 15 deri 20 minuta vlerësohet si periudhë tejet e gjatë dhe ep anevojshme.
Mos e shtypni shumë briskun
Mos vendosni shumë presion në briskun tuaj – kjo këshillë do t’ju ndihmojë t’i parandaloni prerjet dhe pezmatimet e ndryshme të lëkurës.
Gjithmonë përdorni brisk të ri
Mund t’ju duket si këshillë e panevojshme ngase mund ta keni ditur edhe vet, por gjithmonë keni parasysh se brisku i freskët i siguron rezultatet më të mira – dhe është më higjienik. Brisku i ri ofron prerje më të mirë të qimeve dhe i parandalon pezmatimet e ndryshme.