Shëndetësi
Tri lloje të çajit që e mundin stresin
Situatat stresuese janë të pashmangshme, e stresi i grumbulluar mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore.
Shumë njerëz nuk kanë kohë ose nuk e kanë gjetur mënyrën adekuate për t’u liruar nga stresi. Ndoshta nuk besoni, por ekzistojnë disa lloje të çajit që ndihmojnë në luftën kundër stresit, përcjell lajmi.net
Xhenxhefili
Më së shpeshti përdoret si erëz, por kjo rrënjë e vlefshme është e shkëlqyeshme për luftën kundër stresit. Çaji nga xhenxhefili e qetëson trupin dhe mendjen, por edhe ka veprim detoksikues, si dhe është i mirë për tretjen.
Kamomili
Çaji nga kamomili do t’ju ndihmojë së sa më parë ta harroni ditën e vështirë. Është dëshmuar shkencërisht që kamomili ndihmon në mundjen e stresit, pra për çdo ditë kënaquni me nga një filxhan me këtë pije të shijshme.
Livanda
Fletët e livandës të shtuar në çajin tuaj të preferuar do t’ju ndihmojnë që ta qetësoni organizmin dhe shpirtin. Për relaksim sa më të mirë pas pirjes së çajit të livandës përgatiteni një vaskë, në të cilën keni shtuar disa pika të vajit të livandës. Kjo bimë qetësuese ndihmon edhe në zgjidhjen e problemeve me fjetjen.