Shëndetësi
Truku me aspirinë që të gjithë gratë duhet ta dinë. Rezultatet janë të shkëlqyera!
Aspirina është një nga medikamentet më të njohura dhe më të përdorura në të gjthë botën. Përveç heqjes së dhimbjes, ajo ka edhe funksione të tjera në shtëpi që do t’ju habisin. Lexoni artikullin e mëposhtëm për të besuar mrekullitë që ofron ilaçi më i popullarizuar.
Me këto truke do të kurseni shumë nga koha juaj dhe do ta përdorni aspirinën gjithmonë. Mbani shënim!
1. Heq njollat e djersës
Njollat e djersës dhe deodorantit më në fund mund të zhuken vetëm me këtë përbërës. Vetëm shtypni 4 kokrra aspirinë dhe hidhni në një enë me ujë të ngrohtë. Zhystini rrobat në të dhe lërini për 1 orë. Më pas lajini si gjithmonë.
2. Ju jep jetëgjatësi luleve
Është e trishtueshme të shikosh se si buqetat me lule vyzhken me kalimin e kohës, por kjo ka një zgjidhje. Vendosni një aspirinë në vazo. Përsëriteni procesin çdo dy javë.
3. E bën lëkurën tuaj të shkëlqejë
Për të gjithë ju që dëshironi një fytyrë të pastër dhe të butë, pa gjurmë të lëkurës së vdekur, ka një mënyrë për ta pasur. Ju duehn vetëm 2 kokrra aspirina të përziera me pak lëng limoni. Bëni një pastë homogjene dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni për 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën si zakonsiht. Përsëriteni trajtimim çdo dy javë.
4. Zhduk qimet nën lëkurë
Qimet e bezdisshme që mbeten nën lëkurë duhet patjetër t’i ndihmoni të dalin në sipërfaqe. Shkrini 3 kokrra aspirinë në pak ujë të ngrohtë. Aplikojeni përzierjen në zonat ku keni qime nën lëkurë dhe lërini për 10 minuta. Shpëlajini me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin 3 herë në javë për 4 javë.