Shëndetësi
Uji i orizit: ja përfitimet që jep në shëndet dhe në bukuri
ORIZI ËSHTË NJË NGA USHQIMET MË TË PREFERUARA PËR NJERËZIT NË MBARË BOTËN. AI ËSHTË KULTIVUAR PËR HERË TË PARË NË AZI DHE PO NË KËTË VEND KA QËNË PËRDORUR EDHE SI PRODUKT BUKURIE. ORIZI PËRMBAN NJË SASI TË KONSIDERUESHME ANTIOKSIDANTËSH, MINERALESH, VITAMINA E DHE PËRBËRËS TË TJERË QË E BËJNË ORIZIN NJË ALEAT SHUMË TË MIRË PËR KUJDESIN E LËKURËS.
Uji i orizit ka disa efekte pozitive në shëndet dhe në lëkurë. Ai mund të përftohet nga zierja e orizit për disa minuta dhe më pas kullimi i tij. Lëngun e orizit mund ta rani në një shishe qelqi në frigorifer. Gjatë proçesit të zierjes orizi lëshon përqëndrime të larta të vitaminave B, acidit folik dhe antioksidantëve, prandaj uji i orizit është kaq i dobishëm.
Ja përdorimet e ujit të orizit:
Trajtues për flokët: për flokë të fortë, të shëndritshëm dhe plot shkëlqim përdorni ujë orizi në vend të balsamit. Pasi të keni larë kokën, shpëlajeni atë me ujë orizi.
Tonik për fytyrën: përbërësit aktiv që gjenden në ujin e orizit zvogëlojnë madhësinë e poreve, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndriçojnë lëkurën. Uji i orizit parandalon shfaqjen e puçrave gjithashtu.
Ndalon diarrenë: mineralet e gjendura në oriz trajtojnë simptomat e diarresë. Në një gotë me ujë orizi shtoni një majë luge kripë dhe pijeni 2 herë në ditë.
Rrit energjinë: uji i orizit i jep trupit 8 aminoacidet më esenciale që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe rritjen e energjisë. Pini 1 gotë ujë orizi para aktivitetit fizik dhe do të ndiheni më me energji.
Trajton ekzemën: shpëlani zonat e lëkurës me ekzemë dhe uji i orizit do të lehtësojë kruarjet, acarimet dhe thatësinë e lëkurës.