Connect with us

“Ushqimi i mbretërve”/ Nga truri te gjaku, ja arsyeja pse duhet t’i hamë çdo ditë

Shëndetësi

“Ushqimi i mbretërve”/ Nga truri te gjaku, ja arsyeja pse duhet t’i hamë çdo ditë

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë.

Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E。

Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme.. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

17 përfitimet nga konsumi i arrave

1. Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

2. Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

3. Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

4. Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

5. Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

6. Ushqim për flokun: Vaji i arrive përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

7. Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

8. Për pjellorinë: Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për guan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.

9. Parandalojnë kancerin: Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.

10. Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

11. Kundër shëndoshjes: Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.

12. Përmirëson cilësinë e spermës: Arrat janë të pasura në acide linoleike, konsumi i 75g arrive në ditë përmirëson cilësinë e spermës etj.

13. Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

14. Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

15. Përmirëson gjumin: Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormone gjendet tek arra, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.

16. Forcon imunitetin: Arrat mbrojnë kundër ekzemës, psoriazës, astmës, dhe artritit reumatoid. Por, ajo që është më e rëndësishme është se arrat përmbajnë acide të shëndetshme që mbështesin sistemin imunitar, duke parandaluar riprodhimin e qelizave kanceroze.

17. Shëndetin e enëve të gjakut: Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të të rrahurave të zemrës, reduktojnë mpiksjet e gjakut, dhe kanë shumë impact në eneët e gjakut. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e eneëvve të gjakut, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.

Arrat janë një ushqim i pazëvendësueshëm që mund të shtohen në sallatë, mund të gatuani pulën me to, mund t’i shtohen kosit etj. Të shijshme dhe të shëndetshme në të njejtën kohë.

Vlerat ushqyese (25.00 gramë arra)

omega-3 —94.5%

mangan –42.5%

Bakër –20%

Kalori gjithsej (163) 9%

Pra: arra është një ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, gjithashtu njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre.

Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit.

Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë. Forma e thelbit të arrës i përngjanë në pamje trurit të njeriut. Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% strukturë yndyrore, prandaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël.

Mungesa e Omega 3 në organizimin e njeriut reflekton në këto probleme: hutim, depresion, humbje e kujtesës, aftësi të kufizuara në mësim, aftësi të dobëta në zgjidhjen e problemeve si dhe çrregullime gjatë gjumit.

Përveç Omega 3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilat ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikalëve. Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën nga truri.

Zbulimet tregojnë se arrat mund të ulin rrezikun e të pasurit një sulm në zemër apo sëmundje tjera në zemër si dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve tjera të mundshme të natyrës kardiovaskulare.

Së fundi, ekspertët
thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 7 deri në 9 arra në ditë.

Por, shkencëtarët rekomandojnë që edhe kjo sasi të konsumohet me kujdes sepse përmban kalori dhe për shumë njerëz mund të ndikojnë në shtimin në peshë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top