Shëndetësi
Me ushtrim të frymëmarrjes ka hequr 13 kilogramë dhe 12 centimetra nga beli: Tingëllon e pamundur, mirëpo çdokush mund të ketë sukses! (Video)
Para pak kohësh, aktori japonez Miki Ryosuke, ka përdorur një metodë interesante, e cila i ka ndihmuar që të humbë 13 kilogramë dhe 12 centimetra në bel për vetëm disa javë, saktësisht 49 ditë.
Praktikimi i këtyre ushtrimeve te japonezët zgjat vetëm 2 minuta në ditë. Ryosuke këtë teknikë e ka quajtur dietë e frymëmarrjes së gjatë.
Shumica e mjekëve evropianë e përkrahin praktikimin e ushtrimeve të frymëmarrjes për të humbur peshë dhe i arsyetojnë në këtë mënyrë: yndyra përbëhet nga oksigjeni, karboni dhe hidrogjeni.
Kur marrim frymë, oksigjeni arrin deri te qelizat yndyrore, ai i zbërthennë komponentë (karbon dhe ujë). Prandaj, sa më shumë oksigjen që përdor trupi ynë, djeg më shumë yndyra.
Thënë thjesht, yndyra është “karburant”, ndërkaq oksigjeni djegës i tij. Veç kësaj, siç konstatojnë ekspertët, kjo teknikë forcon muskujt e barkut dhe pasuron gjakun me oksigjen, transmeton Telegrafi.
Si bëhet ushtrimi?
Ushtrimi bëhet çdo ditë në kohëzgjatje prej 2 deri në 10 minuta.
Qëndroni në këmbë dhe qiteni njërën këmbë përpara, ndërkaq tjetrën pas saj.
Tani është e nevojshme të tendosni prapanicën dhe të bartni peshën tuaj në këmbën e pasme.
Filloni ngadalë të merrni frymë në kohëzgjatje prej 3 sekondash, duke ngritur duart mbi kokë.
Pastaj, fuqishëm nxirrni frymën në kohëzgjatje prej 7 sekondash, duke tendosur të gjithë muskujt e trupit.
Ekzekutimin e hollësishëm të ushtrimit shikojeni në video: