Connect with us

Uthulla e thanës, një recetë puro shqiptare

Shëndetësi

Uthulla e thanës, një recetë puro shqiptare

Thana është një nga frutat më të bukur dhe më të shëndetshëm të Shqipërisë. Ky frut kokërrkuq shumë popullor në vendin tonë, përdoret për përgatitjen e reçelit, shurupit apo rakisë.

Por banorët e veriut të Shqipërisë kanë një recetë karakteristike dhe unike: uthulla e thanës! Uthulla e bërë në kushte shtëpie ka një recetë të veçantë. Kokrrat e thanës lihen të fermentohen në ujë për 30 deri në 40 ditë.

Kjo recetë shumëvjeçarë akoma ndiqet me përpikmëri në zonat e veriut të Shqipërisë. Vendasit shprehen se uthulla e thanës ka vlera fantastike shëndetësore. Sipas tyre, një gotë e vogël me uthull molle e kombinuar me sheqer konsumohet për shëndet të mirë dhe për parandalimin e sëmundjeve. Uthulla e thanës përdoret si një pije e përditshme. Ajo përdoret në gatim por edhe në plotësimin e sallatave të ndryshme.

Procedura e përgatitjes së saj është shumë e ngjashme me atë të uthullës së mollës ndaj mund të ndiqni të njëjtën recetë nëse doni ta përfitoni në kushtet e shtëpisë.  Shumë konsumatorë e pijnë uthullën e thanës kur kanë dhimbje stomaku. Në mëngjes ajo mund të pihet e shoqëruar me mjaltë ose me ujë të ëmbël. Një sasi prej 20-30ml uthull thane në një gotë me 200 ml ujë është një dozë e rekomanduar mirëbërëse.

Vlerat shëndetësore të thanës Kokrrat e kuqe të thanës mbartin shumë avantazhe shëndetsore. Fruti është bujar në vlera mjekësore dhe shëndetësorë apo ushqyesish. Në rastin e gjakderdhjes së tepruar, ngrënia e këtij fruti shkakton kontraktimin e muskujve dhe indeve dhe rrjedhimisht parandalimin e kësaj simptome. Fruti pakëson ndikimin e temperaturës në organizëm dhe e ul atë në nivele normale. Lëvorja e pemës dhe frutat e saj janë të dobishëm në rikthimin e ushqyesve të humbur nga organizmi.

Vlerat e frutit shkojnë përtej sidomos për trajtimin e shqetësimeve me zorrët, ethet apo kolerës. Lulet e thanës përdoren edhe për trajtimin e diarresë. Frutat e thanës kuron dhe shëron një sërë problemesh shëndetësorë siç janë: dhimbjet e poshtme të mesit, dhimbjen e gjunjve, marrjamendjen, urinimin e tepërt, tringëlllimin e veshëve, mëlçinë, djersitjen e tepërt, rrahjet e çrregullta të zemrës, çrregullimet e ciklit menstrual, krizat e nervave e shumë të tjera.

Kokrrat e kuqe të thanës përdoren edhe për trajtimin e etheve dhe shqetësimeve të zorrëve. Vlerat e thanës e bëjnë atë të dobishme edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Dashamirësit e thanës duhet të gëzohen sepse ajo mund të rritet me pak përkujdesje që nga fara. Pema e thanës jeton gjatë dhe ka një paraqitje shumë të bukur. Kjo pemë është mjaft joshëse edhe për bletët dhe fluturat.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top