Connect with us

Vajza, ja disa nga arsyet pse keni menstruacione të çrregullta

Shëndetësi

Vajza, ja disa nga arsyet pse keni menstruacione të çrregullta

Disa femra kanë çrregullime me menstruacionet. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet pse ndodh kjo.

Stresi: Trupi është reflektim i mendjes dhe stresi mendor krijon mosbalancim të hormoneve në trup, duke shkaktuar perioda të çrregullta.

Ushtrim i tepërt: Cikli menstrual varet nga dhjami në trup, dhe nëse po përpiqeni ta hiqni, atëherë periodat dalin jashtë kontrollit. Ushtrimet çrregullojnë edhe nivelin e estrogjenit, gjë që çon në mosbalancim të hormoneve. Për të shmangur këtë, mbani një dietë me fruta të thata, fibra drithërash. Gjithashtu shmangni duhanin dhe alkoolin.

Mbi/nën peshë: Prania e dhjamit të tepërt rrit nivelin e estrogjenit, ndërkohë që mungesa e dhjamit ul estrogjenin në trup duke shkaktuar vonesë të periodave.

Probleme me tiroide: Gjëndra e tiroideve luan rol të rëndësishëm në metabolizëm, rritje dhe maturim. Hipertiroidizmi (aktivitet i ulët i gjëndrës së tiroideve) shkakton mosfunksionim të ovulacionit në trupin e femrës.

Mosbalancim hormonal: Sindroma e Ovareve Policistike (PCOS) krijon mosbalancim të nivelit të testosteronit, estrogjenit dhe progjesteronit në trup. Simptomat përfshijnë vështirësi në rënien në peshë dhe rritje të qimeve në fytyrë dhe kraharor.

Kontroll i lindjeve: Pjesa më e madhe e pilulave për kontrollin e lindjeve kanë estrogjen dhe progjestin, hormone që ndërpresin ciklin për të parandaluar shtatzëninë.

Llogaritje e gabuar: Ndonjëherë thjesht mund të keni bërë llogaritjet gabim. Në përgjithësi femrave u vijnë menstuacionet njëherë në 28 ditë, por disa femrave të tjera u vijnë më herët ose më vonë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top