Shëndetësi
Vetëshërimi në shtëpi: ME SHTYPJEN E KËTYRE PIKAVE mund t’i shëroni të gjitha organet
Në këmbët e njeriut ekzistojnë mijëra përfundime nervore. Shtypjet e veçanta në pika të caktuara të cilat gjenden në shputa, do t’ju ndihmojnë, jo vetëm që të relaksoheni, por edhe të stimuloni tërë organizmin për të funksionuar mirë.
Në saje të mrekullisë së masazhit të shputave, mund të ndikoni në organe të ndryshme dhe në sisteme të organizmit, transmeton Telegrafi.
Refleksologjia është terapi e zonave. U bëhet masazh shputave, shuplakave dhe veshëve.
Ndani disa minuta për veten, bëjuni masazh shputave me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Procedura është interesante dhe do t’ju çojë në gjendje lumturie.
Me rastin e masazhit të shputave, lirohet tendosja e shpinës, eliminohen dhembja dhe shtangia.
Masazhin e shputave mund ta bëni edhe vetë, por është po ashtu mirë nëse jua bën edhe dikush tjetër
Rezultatin e masazhit do ta vëreni që nga fillimi. Veç kësaj, masazhi i shputave, jo vetëm që është procedurë jashtëzakonisht e këndshme, por edhe tepër e dobishme për shëndetin tuaj.
Masazhin është mirë ta bëni pak para gjumit, e trupi do t’ju falënderohet. Masazhi zgjat jo më shumë se 10-15 minuta.
Masazhi i këmbëve dhe shputave
Edhe pse është e dëshirueshme të përdoren vajra të pasura me përbërës shërues, sepse efekti atëherë do të jetë maksimal, mjafton edhe një masazh e thjeshtë për relaksim, që qetëson mendjen dhe ndihmon ata që vuajnë nga stresi dhe pagjumësia.
E ngrohni pak vajin. E vendosni në shputa dhe atëherë ngadalë dhe me lëvizje të buta e shpërndani vajin nëpër gjithë pjesët. Prekni thembrat, gishtërinjtë, duke tërhequr të dyja duart nga lart.
– Në fillim duhet të gjeni “kurrizin” e shputës suaj.
– Uluni këmbëkryq në dysheme. Merreni me dorë cilëndo shputë.
– Linja midis thembrës dhe gishtit të madh të harkut të brendshëm të shputës është projeksioni i kurrizit tuaj
– Ndajeni vizualisht këtë linjë në pjesët: kryq, mesi i shpinës, pjesa e gjoksit dhe e qafës dhe pjesa e kurrizit. Pjesa e poshtme e shpinës është më afër shputës, ndërkaq e sipërmja më afër gishtit të madh të këmbës.
– Me gishtin e madh të këmbës shtrëngojeni këtë linjë në drejtimin nga thembra drejt gishtit të madh të këmbës.
– Nëse në shpinë ekzistojnë probleme, do të ndieni shfaqjen e tyre. Ato ndihen si pika të dhembshme dhe të trasha
– Me masazhin e këtyre pikave ndikoni drejtpërdrejt në kurriz.
Përsëritni disa herë lëvizjet tuaja dhe gjithmonë shtoni më shumë vaj atëherë kur mendoni se kjo është e nevojshme. Lejoni vetes kohë të mjaftueshme dhe kënaquni në qetësinë dhe paqen.
Efektet shëruese të masazhit të shputave:
1. Forcon sistemin imun të njeriut;
2. Dhuron energji dhe ripërtëritje;
3. Përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe e pastron organizmin;
4. Sjell ekuilibër dhe qetësi;
5. Qetëson dhe e largon stresin.
Kushtojani vetes disa minuta në ditë dhe me siguri do të ndiheni më mirë. /Telegrafi/