Connect with us

Vizë pune në Gjermani, vetëm një kusht duhet të plotësoni për të ikur

Lajme

Vizë pune në Gjermani, vetëm një kusht duhet të plotësoni për të ikur

Në tetë muajt e parë të vitit 2017, numri i vizave të punës në Gjermani për shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerë nga Ballkani është rritur me 70 për qind. Si pasojë, “Die Welt” i kushton dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani.

“Një punë në Gjermani, shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin këtë si të vetmen rrugëdalje nga papunësia në atdheun e tyre. Aplikantët pjesërisht duhet të presin një vit derisa Ambasadat Gjermane në vendet e tyre t’u lëshojnë vizën e punës.

Megjithatë në tetë muajt e parë të vitit është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”, shkruan gazeta “Die Welt”, duke iu referuar të dhënave që posedon nga kjo agjenci.

Një në tre viza pune për vendet e treta, sipas këtyre të dhënave, i ka është dhënë një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Lehtësimi i procedurave për njerëzit nga vende si Shqipëria, Kosova apo Bosnjë-Hercegovina është aplikuar që nga fillimi i vitit 2016.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top