Lajme
Vjen hakmarrja e parë për vdekjen e Florencit, ja si e pëson shteti shqiptar
Vdekja e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë ka shkaktuar shumë zemërim te qytetarët shqiptarë të cilët akuzojnë instuticionet shtetërore që nuk ndërmorën asnjë hap për rikthimin në jetë të shkodranit.
Mbrëmjen e sotme, “Anonymous Albania” ka sulmuar serverat e shtetit, përkatësisht “Ministrinë e Punëve të Jashtme”, “Ministrinë e Punëve të Brendshme” dhe “Policia e Shtetit”.
Serverat e tyre kanë rënë prej orësh, ndërsa “Anonymous Albania”, thotë për JOQ.al se nuk do ndalen.
Ata shprehen:
Kemi shum urrejtje ndaj qeverisë shqiptare asaj franceze. Ne si fillim kemi sulmuar Ministrin e Jashtme të shqipërisë sepse ministri Bushati është një legen dhe s’e mbroi jetën e vëllai tonë Florencit. Kemi sulmuar dhe Ministrinë e Brendshme mb.gov.al, kemi sulmuar dhe Policinë e Shtetit asp.gov.al dhe pse këta të fundit ndryshojnë server ne do t’i sulmojmë deri sa të arresojnë politikanët që po na marrin në qafë. Jeta e shqiptarëve nuk është e sigurtë edhe në diasporë.Përgjegjës për këtë është qeveria shqiptare. #AnonymousAlbania”.