Connect with us

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

Shëndetësi

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

Trëndafilat janë sinonim i bukurisë dhe dashurisë e si të tilla është logjike që ato ofrojnë vlera dhe përfitime fantastike për njeriun. Në vendin tonë kjo lule është e përhapur ngado, madje ka nisur të kultivohet edhe me varietete të ndryshme nga farëra të huaja, përpos llojit autokton të butë dhe të egër.

Në fakt, është e vërtetë se kjo lule ikonë bën mrekulli për lëkurën.

Një nga përdorimet më të hershme të trëndafilit është regjistruar në qytetërimet e Romës së lashtë, ku njerëzit asokohe bënin banjë me petale trëndafili. Ata e vlerësonin shumë këtë lule të bukur, madje me të dekoronin sallat e banketeve.

Uji i trëndafilit, shkruan Agroweb.com, është përdorur në kozmetikë, mjekësi dhe në trajtimet terapeutike për shekuj me radhë.

Vaji esencial i trëndafilit ka vlera të forta kundër baktereve, mykut dhe virozave, gjë që e bën atë ideal për trajtimin e një sërë problemesh në lëkurë si nxirjet, të djegurat e të tjerë. Për më tepër, ky vaj është përdorur për të shëruar fytin, kollën dhe ulur temperaturën.

Uji i trëndafilit është shumë popullor në aspektin shëndetësor dhe kozmetik. Industria e kozmetikës në ditët e sotme e përdor gjerësisht ujin e trëndafilit dhe vajin esencial dhe jo thjesht për t’i dhënë aromë të mirë produkteve. Kjo lule aromatike është bujare sepse rinon dhe ushqen lëkurën duke e bërë atë të butë dhe ka vlera antiseptike, ndaj disa lloje të saj kultivohen edhe si bime mjekësore.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top