Connect with us

Vuani nga hemorroidet, nuk do keni më problem. Ja zgjidhja

Shëndetësi

Vuani nga hemorroidet, nuk do keni më problem. Ja zgjidhja

Hemorroidet janë patologji shumë e zakonshme, që prekin të paktën një herë në jetën e tyre, pothuajse të gjithë popullatën.Problemi ndodh me frekuencë të barabartë në të dyja gjinitë, edhe pse tek gratë duhen marrë parasysh rreziqet e mundshme që lidhen me shtatzëninë.

Hemorroidet janë venat e fryra dhe kapilarë të inflamuar rreth rektumit.

Klasifikohen si të brendshme dhe të jashtme.Në origjinën e sëmundjes, janë faktorë të tillë si historia e familjes, mënyra e jetesës dhe ushqimi.

Ёshtë një gjendje e dhimbshme që shkaktohet zakonisht nga kapsllëku, mungesa e ujit në dietë, mungesa e stërvitjes, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, shtatzania, etj.

Parandalimi:– Për të parandaluar hemorroidet është shumë e rëndësishme të bëhet aktivitet i rregullt fizik dhe të shmanget pirja e duhanit dhe alkoolit. Sportet përmirësojnë funksionet trupore, në të njëjtën kohë forcojne rajonin legenit.

– Një dietë e ekuilibruar, e pasur me ujë dhe fibra ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut.

– Higjena e mirë personale, jo vetëm pengon hemorroidet, por edhe shumë sëmundje të tjera.Kura natyrale për HemorroidetTrajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes.Bimët dhe natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet.

Aloe Vera Gel – është një ndihmë e mirë kundër hemorroideve, ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues; rrjedhimisht është e dobishme dhe në trajtimin e plagëve të hapura.

Lule Basani (kantarioni): Bima dhe vaji janë të pasur me veti shëruese dhe dezinfektuese.Vaj Jojoba përfshin një produkt me antioksidant dhe zbutës. Dhe gjalpi Shea ka të njëjtat funksione.

Vaj esencial i mentes jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum), përdoret për të trajtuar hemorroidet dhe venat me variçe.

Përbërësit aktiv përfshijnë saponine dhe tanine, të cilat kanë veti anti-inflamatore.

Aplikohet si vaj në indet e fryrë. Mos kombinoni këtë barishte me ilaçe antikoagulant.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top