Connect with us

Xhenxhefili, hudhra dhe mjalti shërojnë 8 sëmundje të shpeshta

Shëndetësi

Xhenxhefili, hudhra dhe mjalti shërojnë 8 sëmundje të shpeshta

Preparati i përbërë nga xhenxhefili, hudhra dhe mjalti, me këta tre përbërës tërësisht natyror, është i dobishëm kundër shumë sëmundjeve të shpeshta,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Të gjithë këta përbërës kanë veti antiinflamatore dhe antioksiduese, që mund të parandalojnë, apo trajtojnë këto probleme shëndetësore:

•      Artritin

•      Astmën

•      Shtypjen e lartë të gjakut

•      Nivelin e lartë të kolesterolit

•      Gazrat dhe problemet me tretje

•      Dhembjet e kokës

•      Problemet me qarkullim dhe me zemër

•      Hemorroidet

•      Problemet me lëkurë, sikur aknet

•      Dhembjen e dhëmbit

•      Obezitetin

•      Ulcerën e lukthit

Të gjithë përbërësit e kësaj recete janë studiuar veç e veç, me qëllim të kuptimit sesi kualitetet nutricionale të secilit prej tyre mund t’i largojnë problemet e caktuara, për shembull dhembjen e nyjave të shkaktuar nga artriti.

Si të përgatitet ky preparat natyror?

Përbërësit

•      ½ të kupës lëng limoni (125 ml)

•      ½ të kupës lëng xhenxhefili (125 ml)

•      25 thelpinj hudhre

•      1 kupë uthull të mollës (250 ml)

•      1 kupë mjaltë të pastër të bletës (340 g)

Përgatitja

•      Përziejeni lëngun e limonit me lëng xhenxhefili në një enë.

•      Shtypni 25 thelpinjtë e hudhrës dhe shtoni ata në bluarës, duke i përzier më pas me lëngjet.

•      Shtojeni një kupë të uthullës së mollës dhe një kupë mjaltë.

•      Qiteni këtë masë në një kavanoz qelqi dhe lëreni në frigorifer për, të paktën, pesë ditë, para se ta përdorni.
Doza

•      Përdorimi i këtij preparati për parandalimin e sëmundjeve bëhet duke marrë dy lugë gjelle të masës dhe duke i qitë në një gotë me ujë të vakët.

•      Mund t’i konsumoni dy doza në ditë, por njërën merreni në mbrëmje, rreth një orë pas darke.

8 sëmundje të shpeshta të cilat ky ilaç i shëron

•      Aknet, apo puçrrat: Aplikoni pak nga kjo përzierje, duke e vendosur me anë të një shkopi me pambuk.

•      Artriti: Dozën e parë merreni në mëngjes, kurse të dytën pak para se të bini. Dozën e parë merreni në mëngjes, kurse të dytën pak para se të bini në shtrat.

•      Astma: merreni një lugë gjelle me këtë preparat, në bark të thatë, para kafjallit.

•      Kanceri: Për parandalimin e kësaj sëmundjeje, përdoreni dyfishin e dozës së rekomanduar të hudhrës, dhe konsumojeni këtë preparat tri herë në ditë, nga dy lugë çaji.

•      Shtypja e lartë e gjakut: Modifikojeni këtë recetë si vijon:

o     2 kupa me ujë (250 ml)

o     18 thelpinj hudhre

o     2 lugë gjelle me uthull molle (30 ml)

o     3 lugë gjelle mjaltë (75 g)

Përgatiteni përzierjen sipas këtyre këshillave, e më pas nxeheni atë në zjarr të dobët për gjysmë ore. Lëreni që të ftohet, e më pas përdoreni tri lugë gjelle në ditë.

•      Kolesteroli i lartë: Shkrijeni një lugë gjelle të përzierjes në një kupë uji dhe pijeni atë para çdo shujte, tri herë në ditë.

•      Sëmundjet e zemrës: Përgatiteni recetën për shtypje të lartë të gjakut dhe pijeni një gjysmë kupe tri herë në ditë.

•      Gazrat apo problemet me tretje: Tretni dy lugë gjelle të preparatit në një kupë ujë dhe nxeheni atë në atë temperaturë që do ta kishit pirë çajin, apo kafen. Sapo t’ju paraqiten problemet e përmendura, pijeni atë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top