Shëndetësi
Yoga mund ta përmirësojë depresionin
Shkencëtarët thonë se është një formë ushtrimesh që mund ta ndihmojë disponimin e ulët, ankthin dhe reduktimin e stresit – duke e mposhtur depresionin në disa raste.
Në Konventën Vjetore të 125-të të Shoqatës Psikologjike të Amerikës, gjashtë prezantime shikuan në studimet që gjetën se joga mund të ketë efekte shëruese në njerëzit me depresion, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Një nga studimet e kryera në Veterans Affairs Medical Center në San Francisco, gjeti që veteranët meshkuj që bënin ushtrime “xhami’ të jogas dy herë në javë, për tetë javë, kishin më pak simptoma të tilla.
Një tjetër studim, nga Alliant University në San Francisco, gjeti që gratë të moshave 25-45, që merrnin pjesë në sesionet e jogës as në një periudhë prej tetë javësh, po ashtu kishin një rënie të dukshme të simptomave të depresionit, krahasuar me ata që prisnin në listë për të ushtruar.