Connect with us

Zbulohet superushqimi që zgjat jetën

Shëndetësi

Zbulohet superushqimi që zgjat jetën

Nuk duhet më të ndihemi me faj kur të hamë djathë, sidomos nëse vjen nga Zvicra

Shkencëtarët përfundimisht kanë gjetur lidhjen midis probiotikëve në djathë dhe jetëgjatësisë. Në fakt, bakteri “Propionibacterium freudenreichii”, që shfaqet gjatë fermentimit të djathit e forcon sistemin imun dhe pakëson inflamacionet në organizëm.

I njëjti bakter është hasur edhe në qumësht, e njihet se ngadalëson shenjat e plakjes. Studimi që ishte bërë nga disa ekspertë nga Koreja e Jugut tregon se ky probiotik vërtetë e forcon sistemin imun dhe ndikon pozitivisht në organizmin tonë. Po, tashmë djathin mund ta hani pa gajle, por mos e teproni.

Studimi ka pohuar se djathi është i mirë edhe për dëgjimin. Shkencëtarët besojnë se djathi përmban substancën që në mënyrë parandaluese mundet të ndikojë në shërimin e shurdhërisë në rastet kur kjo ka ndodhur si pasojë e zhurmës së madhe. Shkencëtarët po ashtu kishin studiuar 600 ushtarë që për çdo ditë kishin ngrënë djathë dhe kishin gjetur se probiotikët në djathë mund të kthejnë dëgjimin në atë pjesë të trurit që kontrollon këtë sistem.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top