Connect with us

1 milion dollarë për lobim në SHBA, Prokuroria nis hetimin për kontratën e fshehtë të PD

Kuriozitete

1 milion dollarë për lobim në SHBA, Prokuroria nis hetimin për kontratën e fshehtë të PD

1 milion dollarë për lobim në SHBA, Prokuroria nis hetimin për kontratën e fshehtë të PD

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me kontratën e fshehtë me vlerë 1 milion dollarë të Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “offshore” për lobim në SHBA gjatë fushatës elektorale të 25 Qershorit.

Pas publikimit në media të investigimit të BIRN, Prokuroria ka nisur verifikimin e të dhënave dhe mbi të gjitha të prejardhjes së burimeve financiare.

Sipas informacioneve do të ketë verifikim të dokumenteve të këtyre kontratave.

Kjo pasi në raportin e dorëzuar në KQZ, PD nuk e ka deklaruar këtë kontratë, ndërsa shpenzimet totale të saj i ka llogaritur jo më shumë se kontrata në fjalë, e mbajtur e fshehur.

Ditët e fundit PS i ka bërë thirrje të vazhdueshme organit të Akuzës të nisë hetimet duke e cilësuar këtë një krim të rëndë financiar.

Ndërsa këtë të premte Basha në një prononcim për mediat nuk pranoi ta komentojë duke e cilësuar këtë si një shashkë për të tërhequr vëmendjen nga situata e rëndë e krimit dhe trafikut të drogës.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top