Connect with us

Basha-Kryemadhi takim “kokë më kokë” në selinë e PD-së, flasin për rreth 45 minuta

Kuriozitete

Basha-Kryemadhi takim “kokë më kokë” në selinë e PD-së, flasin për rreth 45 minuta

Basha-Kryemadhi takim “kokë më kokë” në selinë e PD-së, flasin për rreth 45 minuta

Ka zgjatur rreth 45 minuta takimi mes Kryetarit të Partisë Demokratik dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, në selinë e Partisë Demokratike ku theksi i bisedës ka qenë te qasja e opozitës pas akuzave ndaj mazhorancës si të lidhur me krimin.

Më herët, Basha dhe Kryemadhi patën edhe një deklaratë për mediat, në selitë respektive, për dosjen “Habilaj”, dhe përfshirjen sipas tyre në trafikun e drogës, t ëish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Në fund të fjalës së tij Basha tha se është emergjencë për thirrjen e një tryëeze të madhe opozitare, artikulim ky që mori mbështetjen e numrin 1 të LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kohët e fundit është folur shpesh për bashkëpunimin e dy partive opozitare, ndërsa kjo është mbështetur edhe nga dy kryetarët, edhe pse jo në mënyrë direkte. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top