Connect with us

Parashikimi i motit, e enjte 19 tetor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e enjte 19 tetor 2017

Parashikimi i motit, e enjte 19 tetor 2017

Kthjellimet dominojnë kushtet atmosferike në të gjithë territorin shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja do të mbetet me kthjellime e vranësira të lehta në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqiten zonat malore, kryesisht Verilindja dhe Juglindja.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremalet ditore të luhaten nga 6 në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi perëndimor – jugperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

Ishujt Britanikë dhe Europa Perëndimore mbeten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, Mesdheu Perëndimor deri në ishujt e Sardenjës dhe Korsikës, dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të forta ere.

Ndërsa Europa Qendrore dhe Lindore si edhe pjesa më e madhe e Veriut të kontinentit paraqiten në kushtet e motit të kthjellët. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top