Kuriozitete
Një person në Tiranë humb jetën në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale
Një person në Tiranë humb jetën në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale
Një person është gjetur vdekjen ditën e djeshme teksa ka qenë duke lëvizur përgjatë rrugës së “Sejdinëve” në Tiranë.
Sipas të dhënave të policisë trupi i pajetë i 44 vjeçarit me inicialet M.T., është gjetur në afërsi të trotuarit.
Pas verifikimeve të kryera në trupin e viktimës dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes së tij.
Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje natyrale. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.