Connect with us

Njihuni me popullin ku gratë lindin edhe në moshën 65-vjeçare

Kuriozitete

Njihuni me popullin ku gratë lindin edhe në moshën 65-vjeçare

Njihuni me popullin ku gratë lindin edhe në moshën 65-vjeçare

Komuniteti ka 87 mijë anëtarë që jetojnë në male, me një jetëgjatësi mesatare prej 120 vitesh. Në disa raste të rralla ata jetojnë madje deri në moshën 160 vjeçare, shpesh pa probleme shëndetësore.

Jeni kuriozë se ku ndodhet? Në Pakistanin Verior.

Hunzasët janë një shembull i përsosur se si ndjekja e një diete të shëndetshme, mund të rrisë jetëgjatësinë dhe të përmirësojë kushtet shëndetësore. Sipas një postimi të botuar nga “Healthisportal.com”, ata rrallë sëmuren.

Në fakt, nuk ka pasur një rast të vetëm të tumoreve të raportuara në mesin e tyre. Aty gratë lindin edhe kur janë në moshën 65-vjeçare.

Dieta e tyre përbëhet nga ushqimi që vetë prodhojnë, duke përfshirë fruta të papërpunuara dhe perime, arra, kajsi të thata por më pak djathë, qumësht dhe vezë.

Farat e kajsisë janë të pasura me vitaminë B-17, gjë që shpjegon pse ato janë të rrezikuar nga tumoret. Vitaminat në fara kajsie, kanë veti anti-kancerike dhe banorët i përdorin ato fara për të bërë vaj.

Konsumi i mishit nuk është i zakonshëm në mesin e tyre dhe ata e konsumojnë vetëm disa herë në vit, kryesisht mish qengji ose pule. Thuhet se ata gjithashtu ecin 15-20 kilometra në ditë, një stërvitje shumë më rraskapitëse sesa mesatarja prej 3 kilometrash kardio që shumë prej nesh përdorin në palestra.

Ata gjithashtu ndjekin një traditë fetare, ku për një periudhë prej katër deri pesë muajsh, ata nuk konsumojnë asgjë, por vetëm pinë lëng nga kajsi të thata. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top