Kuriozitete
TRONDITET OPINIONI NË SHBA, ÇFARË PO BËN ZONJA E PARË NË SHBA MELANIE TRUMP?!
TRONDITET OPINIONI NË SHBA, ÇFARË PO BËN ZONJA E PARË NË SHBA MELANIE TRUMP?!
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump, duket se nuk u shpëton dot vëmendjes së mediave, jo vetëm për shkak të keqkuptimeve me Trump në daljet publike por edhe veshjeve të saj.
Megjithatë, kohët e fundit në lidhje me bashkëshorten e presidentit Trump është ngritur një teori edhe më tronditëse ku thuhet se Melania përdor një sozi të saj në daljet publike.
Hipoteza është bërë publike nga gazeta amerikane “Neësëeek”, e cila shkruan se Zonja e Parë mund të ketë përdorur një sozi gjatë një takimi të bashkëshortit të saj president me shtypin në vend.
Megjithatë, ata që mbrojnë teorinë e kundërt sugjerojnë se mjafton të merren imazhet e një rrethane të njëjtë, kur çifti presidencial gjendej për vizitë në Maryland, për t’u bindur se femra pranë personit më të fuqishëm në botë ishte pikërisht Melania e vërtetë.
Ajo që ka ngjallur dyshimet se Zonja e Parë mund të ketë përdorur një sozi në disa dalje publike, është forma e hundës, që në disa imazhe të konferencës për shtyp duket shumë ndryshe nga ajo e Melanisë së vërtetë.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.