Kuriozitete
Konflikt mes 2 personave, qëllohet me armë zjarri në Tiranë
Konflikt mes 2 personave, qëllohet me armë zjarri në Tiranë
Të shtëna me arma zjarri janë dëgjuar gjatë mbrëmejs së sotme në Tiranë.
Mësohet se të shtënat me armë janë dëgjuar rreth orës 20:00, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Sipas Policisë të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një parkingu, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 2 drejtues mjetesh janë konfliktuar dhe është gjuajtur me armë.
Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja, nuk ka persona të lënduar.
Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.