Connect with us

Droga e sekuestruar në Babicë, nga peshimi rezulton mbi 4 ton

Kuriozitete

Droga e sekuestruar në Babicë, nga peshimi rezulton mbi 4 ton

Droga e sekuestruar në Babicë, nga peshimi rezulton mbi 4 ton

Lënda narkotike e sekuestruar mbrëmjen e së mërkurën në fshatin Babicë e Vogël në Vlorë, ishte mbi 4 ton kanabis sativa.

Është kjo sasia që rezulton nga peshimi i bërë i drogës së gjetur në banesën e Armand Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve.

Lënda narkotike ishte fshehur në bodrumin e një banese dy katëshe, e paketuar dhe e bërë gati për t’u transportuar.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar disa persona në polici, si të dyshuar të implikuar në aktivitetin kriminal

Në aksion janë përfshirë mbi 100 efektivë policie nga Tirana, efektivë të Delta Forcë, antidroga e Vlorës si dhe prokurorë nga Krimet e Rënda.

Ishte ish-Kryeministri Sali Berisha, ai që dha i pari informacionin, duke thënë se lënda narkotike u gjet në banesën e mikut të Habilajve, Armand Koçerri.

Dyshohet se në shënjestër të aksionit të orëve të vona të së mërkurës ka qenë vëllai i i të arrestuarit në Itali Moisi Habilaj, Florian Habilaj. /a.y/noa.al

Zbulimi i 10 tonëve me kanabis, aksioni shtrihet në Vlorë dhe Sarandë

Sekuestrimi i 10 tonëve me drogë, aksioni i policisë për arrestimin e vëllait të Moisi Habilaj

Berisha publikon video: Sekuestrohen 10 ton drogë të klanit Rama – Tahiri

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top