Kuriozitete
Basha përgëzon Krimet e Rënda dhe SHISH: Administroni provat dhe arrestoni autorët
Basha përgëzon Krimet e Rënda dhe SHISH: Administroni provat dhe arrestoni autorët
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke përgëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda për operacionin në Vlorë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe partnerët e huaj.
Por ndërsa Policia e Vlorës deklaroi se është kapur 4.5 ton drogë, Basha i bëri thirrje prokurorisë të administrojë provat dhe të arrestojnë autorët.
"Dua ta nis më një përgëzim për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët e huaj të cilët bënë të mundur kapjen e një sasie drogë rekord në Vlorë, pronë e klanit Tahiri-Habilaj-Rama dhe iu bëj thirrje organeve të prokurorisë të veprojnë pa vonesë për vënien në administrim të provave dhe arrestimin e autorëve.
Organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të vënë pas hekurave anëtarë të klanit Habilaj", deklaroi Basha.
Më tej Basha ka dënuar përpjekjet e Haki Çakos dhe të kupolës së korruptuar të Policisë së Shtetit, duke tentuar sipas tij që të minimizojnë jehonën e këtij operacioni të suksesshëm, pikërisht sepse nuk ishte njoftuar policia. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.