Connect with us

Halimi: Ruçi të “vendosë” sa më parë për Tahirin. Balla: Jemi në luftë për drejtësi, PD hall për pushtet

Kuriozitete

Halimi: Ruçi të “vendosë” sa më parë për Tahirin. Balla: Jemi në luftë për drejtësi, PD hall për pushtet

Halimi: Ruçi të “vendosë” sa më parë për Tahirin. Balla: Jemi në luftë për drejtësi, PD hall për pushtet

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka sqaruar pse nuk po mblidhet ende komisioni për mandatin e rregullores që të heqë imunitetin e Saimir Tahirit, teksa paralajmëroi se përveç Saimir Tahirit do të ketë edhe emra të tjerë që do të vijnë në Kuvend nga Prokuroria.

“Dua të ndaj shqetësimin për një përpjekje idioteske të Halimit apo halimëve të tjerë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore në një teatër në interes të hallit të PD dhe jo të drejtësisë. Duhet ta them qartë që ka një dallim të madh ndërmjet grupit të PD dhe PS dhe kryeministrit Rama me hallexhinjtë e PD dhe të tjerët që i janë bashkëngjitur PD se ne jemi këtu në luftë për drejtësinë.

Edhe në mënyrën se si ne bëjmë rregulloren e Kuvendit, kam mbërritur këtu si kryetari i grupit parlamentar që në momentin që e keni raportuar ju si media, dhe kam qenë disa orë para që kur materiali i Prokurorisë të mbërrinte dhe në bindjen tonë të thellë që për këdo për këdo e për çdo rast ne do e bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do vijnë në Kuvend. Të jeni të sigurt që në këtë rast drejtësia është fjala jonë e vetme”, u shpreh Balla.

Më herët deputeti demokrat Eduard Halimi në një dalje për mediat ripërsëriti kërkesën ndaj kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi për të mbledhur Këshillin e Mandateve që t’i hapet rrugë arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Halimi i kërkoi edhe kryeministrit Rama që të largohet në mënyrë që drejtësia të mos ndikohet.

“Nuk ka akoma asnjë njoftim për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores për t’i hequr imunitetin dhe për të pranuar kërkesën e Prokurorisë, për arrestimin e Saimir Tahirit. Komunikova në telefon pak më parë me Gramoz Ruçin dhe më tha nuk kam ardhur në zyrë dhe nuk kam marrë akoma letrat që ka kërkuar Prokuroria për arrestimin e Tahirit.

Çdo minutë që kalon është kundër drejtësisë, është kundër njerëzve. I bëj edhe një herë thirrje Ruçit të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve. I bëj thirrje Edi Ramës që nëse e do drejtësinë, atëherë të mos vonojë asnjë minutë drejtësinë për të arrestuar Saimir Tahirin”, u shpreh Halimi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top