Kuriozitete
Basha: Rama po ble kohë që të shkatërrojë provat e krimit dhe të shpëtojë “ushtarin” e tij
Basha: Rama po ble kohë që të shkatërrojë provat e krimit dhe të shpëtojë “ushtarin” e tij
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon rivalin e tij politik, kryeministrin Edi Rama se po ble kohë për të shpëtuar "ushtarin" e tij, ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Basha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook denoncimin e qytetarit dixhital, ku thuhet se shtëpia e Tahirit po "pastrohet" nga thasët.
"Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit:
“Zoti Basha prej 3 netësh në darkë te shtëpia e Tahirit janë mbledh shumë njerëz që kanë hyrë e kanë dalë. Shumë prej tyre tipa të fortë e të vesh në të zeza!
Shtëpia po pastrohet e po krefet me thasë! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularët e Saimirit”, shkruan Basha duke cituar qytetarin./b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.