Kuriozitete
Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, humb një nga njerëzit e saj më të dashur
Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, humb një nga njerëzit e saj më të dashur
Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka humbur një njeri të dashur. Babai i këngëtares është ndarë nga jeta.
Familjarët e kanë çuar gjatë ditës në spital pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Lajmin e hidhur për humbjen e të atit Arta e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. I njoftoj të gjithë se babai im Zejnullah Bajrami sot ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (sot) në kohën e drekës”, shkruan Bajrami.
Më pas në një tjetër postim ajo i shprehë dashurinë e pafund të atit duke theksuar se është krenare që është bija e tij.
“Babai im i dashur, shkove e le Artën tënde. Babai im, idolli im. Do të dua përgjithmonë, jam krenare që jam vajza jote”, ka shkruar Arta në Facebook. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.