Connect with us

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Kuriozitete

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të mbajtur nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ku u shpreh se Prokuroria po përdoret politikisht për rastin e çështjes së Tahirit.

Ai deklaroi se Xhafaj vetë është në konflikt interesi të hapur për shkak të vëllait të tij trafikant kokaine në Itali dhe se duhet të largohet nga posti bashkë me Kryeministrin Edi Rama si pjesë e kupolës politike mafioze.

"Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është në konflikt të hapur interesi. Do të duhej të arrestohej së pari vëllai i tij, i kërkuar nga autoritetet italiane për trafik kokaine. Xhafaj është një nga levat që Rama po përdor për të bërë presion ndaj Prokurorisë me qëllim që Tahiri ta hedhë me sa më pak kosto dhe që Rama të fshehë lidhjet direkte me trafikun e drogës”, u shpreh Basha.

Më tej kreu i PD-së shtoi se opozita ka informacione të besueshme dhe faktet do bëhen publike.

“Thirrja ime ndaj Ramës dhe Xhafës është të largohen dhe të japin dorëheqjen si e vetmja rrugë që vendos drejtësi. Këta janë të zhytur në krim, këta janë të kapur nga krimi dhe të përdorur nga krimi Kanë marrë miliona euro për fushata dhe i kanë vënë në dispozicion krimit, porte, aeroporte, qendra operative të radarëve.

Asgjë nuk do të ndryshojë pa ndryshuar këtë kupolë mafioze. Ky do të vazhdojë të jetë një narkoshtet. Thirrja ime është për largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra për t’i hapur rrugën vënies para drejtësisë së peshqve të mëdhenj”, tha Basha.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top