Connect with us

Xavi tregon “bombën” që Neymar plasi në dasmën e Messit

Kuriozitete

Xavi tregon “bombën” që Neymar plasi në dasmën e Messit

Xavi tregon “bombën” që Neymar plasi në dasmën e Messit

Neymar e zbuloi lajmin dhe dëshirën e tij për ta lënë Barcelonën në dasmën e Lionel Messit, në qershor, sipas ish-shokut të skuadrës, Xavi. Ndërkombëtari i Brazilit u bashkua me PSG-në në gusht për një rekord prej 222 milionë eurosh, pas shumë javësh spekulime mbi të ardhmen e tij.

Futbollisti këmbëngul në zbulimin e tij, por nënvizon se vendimin për të pranuar propozimin e PSG-së e ka mësuar dy ditë përpara se marrëveshja të përfundojë.

Xavi thotë se Neymar e bëri të qartë se dëshironte të largohej nga “Camp Nou” në dasmën luksoze të Messit dhe Antonella Roccuzzo, në Rosario.

“Ai na tha në dasmën e Messit se donte të ndryshonte, tha ish-ylli i Barçës për “BBC World Service”, shkruan telesport. I thashë atij: Po përse? Ai m’u përgjigj: Nuk jam i lumtur në Barcelonë, preferoj të lëviz, të kem një eksperiencë të re te PSG. Në fund të fundit, ky ishte vendimi i tij”.

Neymar ka patur një fillim spektakolar në karrierën e tij në Francë, duke shënuar nëntë gola në të gjitha garat për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.

Sulmuesi brazilian shënoi në fitoren e fundit 4-0 ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve, të martën, çka e ngjiti PSG-në në kuotën e nëntë pikëve nga nëntë të mundshme, në krye të Grupit B.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top