Kuriozitete
Tahiri “kryqëzon” Prokurorinë: Pse disa prova i nxirrni, e të tjera jo
Tahiri “kryqëzon” Prokurorinë: Pse disa prova i nxirrni, e të tjera jo
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka sfiduar Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku po diskutohet kërkesa për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimi i tij.
Tahiri tha se Prokuroria mund të zgjedhë të mos përgjigjet për asnjë pyetje, por deklaroi se ai ka të drejtë që të pyesë pasi akuzohet për trafik droge drejt Italisë.
“Nuk mu përgjigjët as për hetimin e makinës, as nëse kam dalë jashtë Shqipërisë me Habilaj. Ndaj ju pyes: sistemi TIMS është me të dhëna sekrete për publikun”.
Prokurori u përgjigj se po, sistemi TIMS mban të dhëna sekrete.
Tahiri shtoi se meqenëse Prokuroria donte seancë të mbyllur për shkak të të dhënave sekrete, deklaroi se “pse sistemin TIMS e keni përmendur, po provat e tjera sekrete pse nuk i thoni në publik”.
Prokurori Besim Hajdarmataj tha se “Ne kemi thënë se keni kaluar në datë kaq e kaq, dhe këtë përgjigje e dhamë nga insistimi i komisionit”.
Ai shtoi më tej se nuk janë dhënë detaje të tjera, dhe as se me kë ka qenë Tahiri.
Ish-ministri deklaroi “Ju thoni se Tahiri ka qenë i shoqëruar nga Artan Habilaj etj., dhe të dhëna të përfituara nga sistemi TIMS”.
Tahiri deklaroi se ka pikëpyetje mbi materialin e sjellë nga Prokuroria.
“Në materialin e Prokurorisë italiane, cilët janë emrat e marrë nën hetim për trafik droge. Nëse mundeni mi lexoni emrat”, tha Tahiri.
Prokurori i Krimeve të Rënda, deklaroi se nuk preferon të përgjigjet dhe se Tahiri do thirret në Prokurori që t’i njohë.
Ish-ministri i Brendshëm deklaroi se sipas përgjimeve të Prokurorisë italiane, thuhet se “Saimir Tahiri ka ikur të marrë 50 thasë hashash. Se ke kamion dhe ke linjë të tënden. Mendoni se kam linjë kamionesh. Si thoni për mua bëhet fjalë”. /a.y/noa.al
Imuniteti në diskutim, Tahiri, prokurorit: M’u përgjigj! Kërkova të hetohet makina ime
Saimir Tahiri në prag të arrestimit, ky është avokati që ka zgjedhur ta mbrojë
Heqja e imunitetit, prokurori: Tahiri u kthye nga Greqia në makinën e Habilaj
Deklarata e fortë e Berishës: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën
A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim
Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit
Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra
Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë
Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen
Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta
Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja
Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht
Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem
A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje
Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim
Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.