Connect with us

Njihuni me fëmijën më të shëndoshë në botë, është vetëm 10 muaj

Kuriozitete

Njihuni me fëmijën më të shëndoshë në botë, është vetëm 10 muaj

Njihuni me fëmijën më të shëndoshë në botë, është vetëm 10 muaj

Një vogëlush nga Meksika ka fituar vëmendjen e medieve botërore për shkak të peshës së tij dhe raportohet se ai peshon sa një 9-vjeçar dhe vazhdimisht thotë se është i uritur.

Luis Manuel 10-muajsh nga qyteti Tecoman në pjesën perëndimore të Meksikës, ka habitur mjekët për faktin se peshon mbi 30 kilogramë.

Si 9-muajsh nëna e tij detyrohej t’i vishte rroba për një fëmijë 2-vjeçar, pasi linjat e tij trupore dita ditës zgjeroheshin.

Mjekët e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore besojnë se ai vuan nga sindroma Prader-Willi, një çrregullim që mund t’i shkaktojë vogëlushit sulm në zemër.

Gjendja e tij e rrallë gjenetike, e bën të voglin të ndihet vazhdimisht i uritur, duke ia tkurrur muskujt mbipesha, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq familja e tij e varfër kanë nisur një fushatë, përmes të cilës kërkojnë donacione për ta trajtuar birin e tyre.

Besohet se Luis mund të jetë fëmija më i shëndoshë në botë, megjithatë, nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare që do ta mbështeste këtë teori. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top