Kuriozitete
Floriana Garo publikon fotot e para pas lajmit për shtatzëninë
Floriana Garo publikon fotot e para pas lajmit për shtatzëninë
Pak ditë më parë moderatorja Floriana Garo konfirmoi lajmin se është shtatzënë.
Por ditën e sotme, ajo ka publikuar fotografitë e para që nga momenti që u mësua se është shtatzënë.
Floriana shihet e buzëqeshur, e veshur me pantallona të zeza dhe me bluzë vishnje, ndërsa duket mjaft në formë dhe ende nuk shihet asnjë shenjë nga barku i rrumbullakosur.
Moderatorja rreth dy muaj më parë u shpërngul zyrtarisht nga Shqipëria, për në Zvicër për të jetuar pranë të fejuarit të saj.
Bukuroshja e ekranit dhe partneri i saj Enis Daci, tashmë e kanë forcuar lidhjen e tyre edhe më shumë, pas lajmit se do të bëhen prindër.
Ndërsa prej afro një viti e gjysmë, jetonte në privatësi lidhjen me avokatin që jeton në Zvicër, pas fejesës vendosi të lërë ekranin dhe Shqipërinë, për të nisur një jetë të re me Enisin. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.