Connect with us

HISTORIA FRYMËZUESE E DY BASHKËSHORTËVE ME AFTËSI NDRYSHE QË I MBIJETUAN PARAGJYKIMEVE

Kuriozitete

HISTORIA FRYMËZUESE E DY BASHKËSHORTËVE ME AFTËSI NDRYSHE QË I MBIJETUAN PARAGJYKIMEVE

HISTORIA FRYMËZUESE E DY BASHKËSHORTËVE ME AFTËSI NDRYSHE QË I MBIJETUAN PARAGJYKIMEVE

Nje histori sa frymezuese, dhe e trishte erdhi kete te premte ne Oktapodin e Turjan Hyskes ne Vizion Plus.

Ata jane Gezimi dhe Lindita Hoxha. Vijne nga qyteti i Fierit. Kane 20 vite te martuar dhe kane dy femije. Te dy bashkeshortet jane me aftesi ndryshe. Lindita nuk ka njeren dore, ndersa Gezimi ne vogeli ka kaluar nje semundje qe i ka prekur trurin dhe ka bere qe ai te kete probleme ne te levizur dhe folur.

Te dy kane kaluar veshtiresi ne jetet e tyre. Gezimi ne fillim nuk e pranonte veten ashtu sic ishte, per kete arsye ai u largohej shokeve dhe atyre qe tentonin t’i afroheshin. Por ne moshen 23 vjecare ai iken ne Amerike me nje vize dhe atje punon per kater muaj.

Puna qe bente ishte pastrami i ndertesave dhe i banjove. Edhe pse punedhenesi ishte nje shqiptar, pas 4 muajsh pune ai nuk i jep asnje page dhe e perze edhe nga shtepia ku jetonte. Prej ditesh se bashku me villain e vogel, qe ishte atje per studime, rrnin rrugeve dhe per ushqim kishin vetem nje kokerr veze. Me pas ai gjen nje pune tjeter dhe keshtu jeta e tij ndryshon.

Ne Amerike Gezimi thote qe nuk gjeti ate qe donte dhe u rikthye per te vazhduar shkollen. Ia del te mbaroj edhe per kontabilist. Ndersa Lindita, ka pasur nje femijeri te veshtire, ndryshe nga Gezimi ate nuk e pranonin shoqet dhe shoket. Por ky paragjykim do te vazhdonte gjate gjithe jetes se saj, edhe kur filloi pune si mesuese, ku pergjate tre viteve asaj i thonin “ver nje proteze, fshihe doren, ver nje dorashke se do trembesh femijet”. Lindita thote se nuk do te vendose nje proteze sepse ajo e ka pranuar veten ashtu sic eshte. Njohja me Gezimin ka ardhur si nje loje, kun je person i trete u ka ngritur nje gracke. Per me shume ndiqni intervisten: www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top