Connect with us

Alibeaj: Provat e Prokurorisë për Tahirin ishin tronditëse, me Ramën drejtësia ka rënë

Kuriozitete

Alibeaj: Provat e Prokurorisë për Tahirin ishin tronditëse, me Ramën drejtësia ka rënë

Alibeaj: Provat e Prokurorisë për Tahirin ishin tronditëse, me Ramën drejtësia ka rënë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i quan tronditëse provat e Prokurorisë sipas së cilave e implikojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës.

Në një dalje të posaçme për mediat, Alibeaj tha se Edi Rama nuk po lejon drejtësinë që të funksionojnë, ndërsa pretendon se Tahirit i është dhënë kohë e mjaftueshme për të zhdukur provat.

“Provat e paraqitura nga prokuroria e krimeve të rënda për arrestimin e Tahirit dhe vendosjen para drejtësisë, janë jo vetëm bindëse, por më shumë,​ janë tronditëse.

Ajo cfarë po ndodh është se PS në komisionin e mandateve dhe imunitetit, me urdhër të Edi Ramës, nuk lejoi drejtësinë të funksionojë.

I dha kohë Saimir Tahirit të zhdukë cdo provë dhe objekt kompromentues, në shtëpi dhe në Ministri, duke qënë se Edi Rama ka vënë gjithë shtetin në dispozicion të paktit kriminal”, tha Alibeaj.

Ai kritikon qasjen e deputetëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve, pasi sipas Alibeajt ata u kthyen në gjykatës për prokurorët.

“Me urdhër të Ramës, parlamenti u kthye në hetuesi dhe gjykatë kundër prokurorisë.

Rama dhe Xhafaj sulmuan ashpër prokurorët. Saimir Tahiri u lejua të sulmojë, dhunojë dhe kërcënojë prokurorët”, vijoi Alibeaj.

Kryetari i Komisionit për çështjet e sigurisë në Partinë Demokratike deklaroi se “me Ramën, drejtësia ka rënë, shteti ka rënë, vetingu ka rënë”. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top