Connect with us

RAMA: PROKURORIA PREU FATURËN E BURGUT TË TAHIRIT ME FLETË BAKALLI. BASHA: SULME TË RREZIKSHME

Kuriozitete

RAMA: PROKURORIA PREU FATURËN E BURGUT TË TAHIRIT ME FLETË BAKALLI. BASHA: SULME TË RREZIKSHME

RAMA: PROKURORIA PREU FATURËN E BURGUT TË TAHIRIT ME FLETË BAKALLI. BASHA: SULME TË RREZIKSHME

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë për akuzat që ka ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Ramës, Prokuroria e cila nuk ka lëvizur asnjë gisht e nuk ka bërë asnjë punë që kur ka lindur, kujtohet një ditë të çojë prapa hekurave një deputet, për të cilin nuk kanë as prova.

“Ku u gjet ky zell i panjohur i një prokurorie të krimeve të rënda që nuk ka lëvizur asnjë gisht që kur ka lindur. As për fakte e prova që dihen e shihen ashiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë. Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për ti prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall .. ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë. Kështu i luftojnë kriminelët, me etj.. e pastaj i zgjidhim rrugës a ishe ti apo ishte tjetër. Ca jemi ne faturistët e arrestit për deputetë apo na dinë ekspertë kontabël. Apo ne na erdhi në shteg saje qorri.. rrëzojmë qeverinë e krimit?”, u shpreh Rama.

Pas deklaratave të kryeministrit i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të demokratëve Lulzim Basha, i cili u shpreh se këto sulme të qeverisë ndaj prokurorisë vënë në rrezik drejtësinë.

“Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, shkruan Basha.

Më tej kreu i PD-së i bën thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila sipas tij ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin.

“Nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej. Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet”, shton Basha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top