Connect with us

Vendimi i Ramës për Saimir Tahirin, reagon Kryemadhi: E mbrojti dhe e shiti

Kuriozitete

Vendimi i Ramës për Saimir Tahirin, reagon Kryemadhi: E mbrojti dhe e shiti

Vendimi i Ramës për Saimir Tahirin, reagon Kryemadhi: E mbrojti dhe e shiti

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të përjashtuar nga Partia Socialiste Saimir Tahirin, për të mos lejuar arrestimin e tij.

“I frikësuari i drejtësisë Edi Rama doli sot të mbrojë por edhe të shesë sipas interesit bashkëpunëtorin e tij në kriminalizimin e politikës Saimir Tahirin. Këshilltarët dhe miqtë e tij të besuar gati gati e kanë bindur Edi Ramën se ai nuk ka gisht në kanabizimin e Shqipërisë, duke harruar se frika e Edi Ramës është më e madhe se çdo parim apo miqësi e tij”, shkruan Kryemadhi.

Më tej ajo thekson se sulmi i sotëm i paprecedent ndaj atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi sipas saj është shenjë e qartë e aktrimit politik dhe paaftësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës.

“Edi Rama gabon kur dëgjon këshilltarët e tij se artificat në ligjet e reformës në drejtësi mund ta shpëtojnë atë nga drejtësia. Por si njeri i pathelluar nxitohet të deklarojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të pafajshëm duke sulmuar të vetmin organ ligjzbatues që fakton lidhjet e tij direkte me botën e krimit.

Qëndrimi i tij personal dhe i grupit parlamentar të PS nuk është asgjë më shumë vetëm se ikje e përkohshme nga e vërteta e fortë që do sjellë largimin e kriminelëve nga vendimmarrja e Shqipërisë. Sepse më mirë se të gjjthë, Edi Rama e ka të qartë që opozita nuk është më çështje kartonash të blerë me paratë e krimit, por çështje fryme dhe vullneti që do sjellin shumë shpejt largimin e bandave nga pushteti”, përfundon Kryemadhi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top