Connect with us

Labi ra në sy pasi e mori nusen me tren, moderatori tregon arsyen

Kuriozitete

Labi ra në sy pasi e mori nusen me tren, moderatori tregon arsyen

Labi ra në sy pasi e mori nusen me tren, moderatori tregon arsyen

Një nga momentet që ka spikatur më së shumti në dasmën e moderatorit shqiptar, Labi ishte marrja e nuses me tren.

Shumë prej nesh mendoi se kjo ishte një gjetje e tij për të qenë ndryshe nga të tjerët, duke qenë se dasma erdhi në një kohë kur shumë çifte të showbizit shqiptar ishin martuar pak para tij.

Me të drejtë menduam se treni ishte një zgjedhje e stërmenduar, pasi Labi ishte vënë përballë përgjegjësisë për të na sjellë diçka të veçantë që nuk e kishim parë më parë, por e paskemi pasur gabim.

I pyetur nga “Lart e Poshtë”, moderatori ka rrëfyer se kjo ka qenë një ëndërr e fëmijërisë duke qenë se udhëtonte shumë shpesh me tren.

“Ka qenë një ëndërr, kur kam qenë fëmijë kam udhëtuar shumë me tren. Treni më është dukur gjithmonë mundësia më e mirë, për të udhëtuar nga një vend në një tjetër. Arrin dhe më shpejt! Gjithnjë mendoja që nusen time do ta merrja me tren”- tregon moderatori./b.l/noa.al./

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top