Connect with us

LARGIMI I JONIDA SHEHUT NGA “PASDITE NË TOP CHANNEL”, TELEVIZIONI KËRKON DËMSHPËRBLIM

Kuriozitete

LARGIMI I JONIDA SHEHUT NGA “PASDITE NË TOP CHANNEL”, TELEVIZIONI KËRKON DËMSHPËRBLIM

LARGIMI I JONIDA SHEHUT NGA “PASDITE NË TOP CHANNEL”, TELEVIZIONI KËRKON DËMSHPËRBLIM

Jonida Shehu nuk do të jetë më moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, duke i lënë vendin një fytyre tjetër mjaft popullore të Top Channel.

Juli Krisafi, spikerja e edicioneve qendrore të Top Channel prej disa vitesh, do të jetë moderatorja e re e programit të pasdites.

Lajmi ka vetëm pak orë që qarkullon në korridoret e Top Channel, ndërsa më parë janë shkëputur marrëdhëniet me Jonida Shehun, e cila drejtoi për më shumë se një vit programin e Pasdites.

Nga Top Channel njoftohet se marrëdhëniet kontraktuale me znj.Jonida Shehu janë ndërprerë në mënyrë përfundimtare më 23.10.2017.

Televizioni citon si arsye sjelljen aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisjen e emisionit në mënyrë të papritur.

Për këtë arsye, zyra ligjore e televizionit thotë se do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërbim për prishje të imazhit.

Juli Krisafi është një gazetare me një eksperiencë të gjatë në televizion, ndërkohë që prej disa vitesh ajo është kthyer si imazh i edicionit qendror të lajmeve. Juli Krisafi do të jetë edhe bashkëautore e programit “Pasdite në Top Channel”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top