Kuriozitete
Rruga e fundit e Habilajt me ngarkesën në Siçili, iPhone e ndihmonte për koordinatat
Rruga e fundit e Habilajt me ngarkesën në Siçili, iPhone e ndihmonte për koordinatat
Në dosjen italiane rezulton se një ngarkesë e fundit e klanit Habilaj do të bëhej këtë vit, pra në 2017.
“Lidhur me këtë ngarkesë të re të lëndëve narkotike, u saktësua që Moisi Habilaj gjatë udhëtimit të tij të fundit në Siçili, kishte shkuar personalisht në vendin ku do të bëhej shkarkimi i ngarkesës, në atë pikë me anë të iPhonet të tij, ku do të tregonte koordinatat gjeografike”- thuhet ne dosje.
Përgjimet
Në janar të vitit 2017 erdhi autorizimi dhe nisi aktiviteti i përgjimeve te të pranishmit në autoveturën e Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorët e tij. Ky përgjim rezultoi shumë efikas, pasi grupi po organizonte një import të ri në rrugë detare të lëndëve narkotike, të cilët do të shiteshin tek organizatat kriminale të Catanias, nga të cilat organizata e Antonio Rielas.
Nga përgjimet u zbulua që Habilajt do të importonin në Itali një ngarkesë të konsiderueshme marijuane, e cila do të shkarkohej afër Portopalos, në zonën e Capo Passeros, shkruan panorama. Në këtë zonë ishin disa kriminelë lokalë, të cilët do të shkarkonin lëndën narkotike, e cila do të magazinohej në një kapanon, dhe më pas do t’u dorëzohej personave të tjerë.
Lidhur me këtë ngarkesë të re të lëndëve narkotike, u saktësua që Moisi Habilaj gjatë udhëtimit të tij të fundit në Siçili, kishte shkuar personalisht në vendin ku do të bëhej shkarkimi i ngarkesës, në atë pikë me anë të iPhonet të tij, ku do të tregonte koordinatat gjeografike.
Në pikën e përzgjedhur për të shkarkuar dhe raportuar substancat narkotike të tipit marijuanë, kishte qenë për të verifikuar zonën dhe Nezar Seiti e Maridian Sulaj, të cilët u dorëzuan personave të zonës të thirrur për shkarkimin dhe magazinimin e lëndës narkotike shumën prej 2000 eurosh, para që do të ishin të mjaftueshme për të blerë 600 litra karburant, që do t’u dorëzoheshin skafistëve, të cilët do të ngarkonin drogën dhe do ta dërgonin atë në zonën lindore të Siçilisë. Me këtë karburant do të mundësohej dhe rikthimi i skafeve në Shqipëri. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.