Connect with us

Janë ndarë çifti i njohur i Big Brother? Flasin Xheni dhe Benardi

Kuriozitete

Janë ndarë çifti i njohur i Big Brother? Flasin Xheni dhe Benardi

Janë ndarë çifti i njohur i Big Brother? Flasin Xheni dhe Benardi

Një sinjal që fillimisht Xheni dha përmes disa postimeve e mesazheve në Instagramin e saj u kthye shpejt në një shqetësim dite për mijëra fansa të çiftit: janë ndarë? Si është e mundur? Ashtu si shkaktuan shumë reagime pasi dolën nga shtëpia e Big Brother, edhe këtë herë mijëra mesazhe kanë shkuar në adresë të tyre.

Në pamundësi për t’i bërë publike të gjitha mesazhet, Xhenit dhe Benardit iu kërkua t’u kthejnë një përgjigje publike në DWM të gjithë fansave. Duke e pranuar se kjo javë nuk ka qenë më e mira për ta, si Xheni, ashtu edhe Benardi pranuan se janë në një fazë reflektimi.

Historia që nisi para kamerave dhe projektorëve dhe që për fat vijoi të ishte e zjarrtë edhe pas tyre, mund të mos jetë ajo që ata të dy kanë ëndërruar, shkruan class. Por, për momentin, Xheni dhe Benardi, janë në skenën e DWM dhe kërcyen sërish bashkë.

“Këtë javë ndodhën shumë gjëra, shumë keqkuptime, nuk ekziston çifti perfekt, por çdo gjë mund të rregullohet nëse është dëshira e mirë…” – tha Xheni duke i kthyer një përgjigje të gjithë fansave të saj.

“Koha ka pasur lëkundje, nuk ka qenë edhe aq e mirë, por dhe do ketë buzëqeshje, gëzim, harmoni” – tha pas saj edhe Benardi.

“Si çdo lidhje, ka zënka, ka keqkuptime. Unë dhe Benardi po kalojmë një periudhë reflektimi” – tha Xheni edhe pas kërcimit. Po Benardi tha se me kalimin e ditëve, gjërat do të ndryshojnë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top