Kuriozitete
Tahiri para gazetarëve sot: Deri në fund për të vërtetën
Tahiri para gazetarëve sot: Deri në fund për të vërtetën
Për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur se fundmi rreth çështje ku është implikuar emri i tij, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të flasë sot hapur në një konferencë për shtyp.
Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Tahiri ka shkruar se “Deri ne fund për te vërtetën”, duke lajmëruar kështu komunikimin që do të ketë me mediat.
Konferenca e Tahirit vjen një ditë para seancës që do të mbahet në Kuvend nesër për imunitetin e tij, ndërsa dje kryeministri Edi Rama njoftoi se ai ishte përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit çka do t’i hapte rrugë pastaj një kërkese tjetër për arrestimin e tij, ndërsa sot janë bërë publik edhe dy raportet e deputetëve të mazhroancës dhe opozitës në këshillin e mandateve. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.