Kuriozitete
Misteri i vajzës 21 vjeç, djersin gjak nga fytyra dhe duart
Misteri i vajzës 21 vjeç, djersin gjak nga fytyra dhe duart
Djersa mund t’ju vërë në pozitë të vështirë e në veçanti nëse djersiteni në masë të madhe dhe jeni në ndonjë takim zyrtar apo me miq. Por ky nuk është rasti i një paciente nga Italia e cila djersin gjak.
21 vjeçarja ka shtangur mjekët pasi prej 3 vitesh ajo nxjerr gjak në vend të djersës nga duart dhe fytyra. Ajo nuk ka asnjë plagë apo diçka tjetër që të mund të shkaktojë këtë gjendje. E reja mësohet se prej vitesh është izoluar duke shfaqur edhe shenja të depresionit.
Pasi observuan pacienten dhe e trajtuan atë për depresion dhe ankth, mjekët në Firence të Italsisë e diagnostikuan me "hematohidrosis", një gjendje e rrallë e "djersës gjak".
Por deri më sot, mjekët nuk e dinë ende se çfarë e shkakton këtë gjendje dhe disa janë skeptikë për ekzistencën e saj.
Pasi i bën analizat e lëkurës, hulumtuesit konstatuan se nuk kishte kurrfarë anomalie, dhe ky rast ishte publikuar nga Canadian Medical Association Journal.
Sipas kësaj të fundit ekziston një histori e gjatë e rasteve kur pacientë djersinë gjak, shkruan klan. Fenomeni përmendet që në periudhën e Aristotelit e deri në Mesjetë. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.