Kuriozitete
Tiranë, aksident me pasojë vdekjen
Tiranë, aksident me pasojë vdekjen
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Bëhet fjalë për një burrë, mosha dhe identiteti i të cilit nuk bëhen të ditura, i cili teksa lëvizte me biçikletë u përplas për vdekje nga një makinë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Hoxha Tahsim”, ndërkohë që uniformat blu bënë shoqërimin e drejtuesit të mjetit tip “Seat”.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit dhe tentativat për parakalim.
Ndërkohë policia po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Në videon më poshtë shihni pamje nga vendi i ngjarjes. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.